Hapet në Maj rruga Tiranë-Elbasan – Rama e Balluku inspektojnë punimet
Rruga Tiranë-Elbasan pritet të bëhet e aksesueshme për përdoruesit në maj të këtij viti. Ndërsa ka inspektuar punimet që po kryhen në këtë aks rrugor, Kryeministri Edi Rama ka shprehur kërkesën që rruga të përfundojnë plotësisht në muajin maj.
Ndërkohë, rruga pritet të bëhet fillimisht e aksesueshme për trafikun në karexhatën e majtë nga data 15 mars.
“Rëndësi ka që tani nuk ka më problem teknike. Në mars është mirë të hapet njëra anë dhe në maj të mbarojë e gjitha”, është shprehur kryeministri, teksa e ka cilësuar këtë segment rrugor një ‘gangrenë.’
E pranishme në inspektimin e punimeve ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.