Hapet njëra anë e autostradës Tiranë-Elbasan – Balluku: Pjesa e mbetur përfundon më 17 maj, brenda afatit të vendosur
Ditën e sotme është hapur njëra anë e autostradës Tiranë-Elbasan për të gjithë kalimin e automjeteve edhe në pjesën e mbetur nga TEG-u deri tek tuneli në Ibë. Ndërsa deklaroi se janë përfunduar rreth 95.3% e punimeve në këtë aks rrugor, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë inspektimeve të kantierit të punimeve, tha se siç ishte parashikuar edhe më herët pritet të hapet brenda afatit të vendosur, më datë 17 maj.
Ndërkohë, ka shtuar më tej se karexhata e hapur është pajisur me të gjithë sinjalistikën e nevojshme.
“Tashmë janë përfunduar 95.3% e të gjitha punimeve. Pjesa e mbetur, siç folëm edhe me kompaninë do të dorëzohet sipas afatit të vendosur më 17 maj, që është pjesa e segmentit të fundit nga 12.8 km që sot u hapën.”
Të pranishëm në inspektimin e punimeve ishin edhe kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, e cila konfirmoi edhe një herë hapjen e karexhatës tjetër të këtij aksi në maj të këtij viti.
“Këtu janë hapur të dyja korsitë për qarkullimin. Vetëm nga kthesa e Ibës deri në tunel përdorim vetëm karexhatën e majtë me dy kalime, derisa në 17 maj të përfundohen dhe punimet për të hapur dhe këtë karexhatë që jemi duke përshkruar tani”, – tha Qato.
G.DSCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.