Hapet për qarkullimin e automjeteve segmenti nga Rrethrrotullimi i TEG deri tek mbikalimi i Farkës
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se është hapur për qarkullimin e automjeteve një tjetër aks i Unazës së Madhe të Tiranës.
Sipas njoftimit duke nisur nga ora 14:00 segmenti nga Rreth rrotullimi i TEG deri tek mbikalimi i Farkës do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.