Hapet së shpejti dyqani i parë i Apple në Indi
Më 8 maj, Bloomberg bëri të ditur se prodhuesi i iPhone ka përzgjedhur disa vendodhje për të hapur dyqanin e parë në indi. Lajmi u bë i ditur, pasi themeluesi Tim Cook tha se është me interes për të vendosur dyqanin e parë të shitjes me pakicë në Indi. Sipas Bloomberg, dyqani i parë indian ka të ngjarë të hapet në një vend të pasur në qendër tregtare të Mumbai.
Kjo është në të njëjtën linjë me strategjinë e Apple për dyqane në vende të tjera. Kompania krenohet me prona të paluajtshme, siç janë Fifth Avenue në New York, Regent Street në Londër ose Champs-Elysees në Paris.
Apple ka një rrjet të gjerë global të dyqaneve me pakicë dhe aftësia e saj për të shitur një numër të madh të iPhones për metër katror të hapësirës me pakicë është shumë mbresëlënëse, “tha Neil Mawston, drejtor ekzekutiv në Strategjinë Analitike në Mbretërinë e Bashkuar, për Quartz.
“Nëse Apple mund të ndërtojë dyqane të mëdha në rrethinat e blerjeve premium, kompania do të shesë shumë më tepër iPhone në Indi vitin e ardhshëm”. Me dyqanet e shitjes me pakicë në qytete të mëdha si Mumbai, Apple ka potencialin për të kapur më shumë se 2% të tregut të dytë më të madh në botë për smartphone deri në vitin 2020, vlerëson Mawston. Aktualisht, iPhone ka rreth 1% të smartfonëve të shitura në Indi.
Burimi: Quartz
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.