Hapja e shkollave pas rindërtimit – Rama, nga Kamza: Në shtator hapet një shkollë 9-vjeçare dhe një gjimnaz
Shkolla “Kamza e Re”, që u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019 do të jetë gati për të pritur nxënësit në muajin shtator. Në bankat e këtij institucioni arsimor do të ulen 1000 nxënës, teksa punimet u inspektuan nga kryeministri Edi Rama.
“2900 metra katrorë është objekti. Palestra është shtesë, pasi nuk ka pasur palestër para tërmetit. Gjithsej janë 26 klasa. Në total, vetëm Bashkia e Kamzës përfiton 28 objekte arsimore, ndërtim nga e para dhe rikonstruksion”
Ndërkaq, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj bëri me dije se janë 11 kantiere në infrastrukturën arsimore në Kamzë.
Në këtë zonë, edhe gjimnazi “Ibrahim Rugova” do të jetë gati për 1400 nxënës në fillim të vitit të ri shkollor dhe pas rindërtimit do të ketë 28 klasa, të gjitha të pajisura me mjetet e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor. Kamza është një nga zonat e goditura nga tërmeti, ku përveç institucioneve arsimore po ndërtohen edhe shtëpi individuale dhe komplekse banimi për familjet që humbën banesat e tyre.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.