Hapja e unazës së madhe – Balluku: Brenda vjeshtës gati pjesa lindore, hapim garën edhe për segmentin e fundit
Punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe nga Pallati me Shigjeta te Sheshi Shqiponja kanë përfunduar në masën 50%, ndërkohë që deri në fund të muajit shtator parashikohet hapja e rrugës kryesore për kalimin e automjeteve. Gjithçka është bërë me dije nga kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i cili inspektori ecurinë e punimeve së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndërkaq, edhe punimet në pjesën lindore të Unazës së Madhe janë drejt përfundimit, ndërsa autoritetet parashikojnë bashkimin e segmentit nga rrethrrotullimi TEG te Materniteti i ri brenda vjeshtës së këtij viti.
Balluku ka dhënë informacion edhe në lidhje me segmentin e fundit të Unazës, që do të bëjë bashkimin e saj nga sheshi Shqiponja te Materniteti i ri, duke bërë me dije se shumë shpjet pritet të hapet gara për ndërtimin e saj.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.