“Happening now”, opsioni më i ri i Twitter
Twitter nxori ditën e sotme një opsion të ri të quajtur “Happening Now” që synon ta bëjë shërbimin më të aksesueshëm theksuar grupe cicërimash rreth një teme të caktuar përpara se opsioni të shtrihet tek lajmet e fundit dhe përmbajtjet argëtuese.
Nëse u ngjan me Twitter Moments atëherë keni të drejtë. Edhe Moments ofronin një mënyrë për të mësuar më shumë rreth temave dhe kategorive të caktuara si sportet, lajmet apo përmbajtjeve argëtuese.
Por “Twitter Moments” ishin një përzgjedhje e kuruar e cicërimave që tregoni një histori ndërsa Happening Now i dërgon përdoruesit tek një timeline të dedikuar cicërimash.
Sipas PcWorld, “Moments” karakterizoheshin nga elementë vizuatë, imazhet dhe video të cilat shpeshherë janë quajtur si rivali i Instagram dhe Snapchat Stories.
Twitter publikoi në rrjetin social një demo sesi do të funksionojë Happening Now.
Kjo nuk është hera e parë që Twitter përpiqet ta bëjë rrjetin social më joshës për fillestarët. Vitin e kaluar përditësoi faqen kryesore për përdoruesit të cilët duan të regjistrohen duke u ofruar kategori të ndryshme.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.