Haradinaj i shkruan letër të hapur Albin Kurtit: ‘Ja pse nuk duhet ta heqësh taksën ndaj Serbisë!
Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një letre të hapur dërguar Kryeministrit aktual të vendit, Albin Kurti, i ka kërkuar atij publikisht mos heqjen e taksës ndaj Serbisë.
“Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur. Për shkak të kësaj sakrifice dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë,” shkruhet në letrën e publikuar në faqen e tij zyrtare.
“Mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është ‘reciprociteti’”, vazhdon letra e Haradinaj.
Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin KurtitI dashur Albin,Para pak ditësh të telefonova…
Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, February 5, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.