Haradinaj: Nënshkrimi i kredisë prej 49 milionë dollarësh, lajm i mirë për Kosovën. Ja për çfarë do përdoren fondet
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se nënshkrimi i marrëveshjes për Sfidat e Mijëvjeçarit është një lajm i madh për Kosovën.
Në një konferencë të jashtëzakonshme mëngjesin e sotëm, Haradinaj tha se me koordinatorin kombëtar për Sfidat e Mijëvjeçarit, Petrit Selimin kanë biseduar për efektet që kjo marrëveshje do të ketë në Kosovë, në çështjen e kursimit të energjisë.
“Jam i bindur se me lajme të tilla konfirmojmë, Kosova kthehet në një vend shprese për të rinjtë tanë, me qëllim që të mos largohen jashtë vendit”, tha Haradinaj.
Ndërsa Petrit Selimi tha se kanë filluar me 49 milionë USD, por nëse shënohet progres në sundimin e ligjit do të vazhdohet me investime të mëtejshme. “ Fondi do te themelohet në fund të këtij viti. Këto fonde do të jenë për eficencën e energjisë dhe sundim të ligjit. Kemi tre vjet përpara që të investojmë 49 milionë dollarë”, tha Selimi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.