Haradinaj reagon ndaj kërkesës së certifikatës së vaksinimit me 3 doza për hyrje – dalje në Kosovë / “Vendim arbitrar e i dëmshëm”
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare, ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj vendimit që: “Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë çertifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19”.
“Vendim arbitrar e i dëmshëm ndalimi në kufi i qytetarëve që nuk i kanë tri vaksina. Me këtë vendim bllokohen kryesisht shqiptarët. Këtë masë nuk e ka apliku asnjëri nga shtetet fqinje. Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër!” ka shkruar Haradinaj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.