Harrojini udhëtimet tropikale – Hoteli “Ice” me famë botërore do t’ju dhurojë pushime mahnitëse
Në vend që të dëshironi një udhëtim tropikal dhe destinacione me mot të ngrohtë këtë dimër, mund të shkoni të vizitoni hotelin “Ice” me famë botërore në Suedi e të kaloni një periudhë mahnitëse.
Hotel Ice, i vendosur në bregun e lumit në Jukkasjärvi, Suedi, rihapi dyert e saj këtë muaj me 35 suita luksoze të reja dhe të dizajnuara në mënyrë unike.
Hoteli gjithashtu vjen me një bar akulli, sallë ceremonie akulli dhe galeri akulli.
Puna për krijimin e hotelit dhe punimet e tij filluan në mars të vitit të kaluar, kur mijëra blloqe akulli u morën nga “Torne River”.
Ndër suitat sezonale të këtij viti, mysafirët mund të përjetojnë atë që është si të zbresin në një minierë nëntokësore me elemente të akullit kristal të qartë, të krijuar nga vëllezërit britanikë Hugh dhe Howard Miller.
Përtej fjetjes brenda dhomave të buta e të akullta, vizitorët mund të marrin pjesë edhe në një numër aktivitetesh, duke përfshirë turneun e dritave veriore, një turne gjysmë ditore me slita me qen, skulptura akulli, yoga arktike, darkë pranë zjarrit etj.
Gjithashtu këtë vit kuzhina e hotelit do t’i kalojë një restoranti mjaft të njohur e ju do të shijoni gatimet e mrekullueshme të kuzhinieres, Alexander Meier, e cila do të paraqesë një menu me dymbëdhjetë pjata, duke u përqendruar në prodhimet vendase.
Nëse dëshironi të vizitoni këtë hotel mbresëlënës mos prisni të rezervoni qëndrimin tuaj pasi hoteli do të qëndrojë i hapur deri më 15 prill 2018.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.