Harta meteorologjike e Francës duket si një fytyrë e trembur e krijuar nga valët e nxehtësisë
Pjesa më e madhe e Evropës po preket nga një valë e nxehtë që po shkakton frikë dhe frustrim për vendasit dhe zyrtarët.
Dhe hartat e motit duket se ndihen njësoj – një parashikim i temperaturës për të enjten dukej si një fytyrë gjigandi, duke bërtitur mbi Francën.
Harta e parashikimit, e bërë nga faqja e internetit Meteociel më 20 qershor, erdhi pasi Europa u përgatit për temperatura rekord që zyrtarët shqetësohen se mund të shkaktojë vdekje të konsiderueshme.
Autoritetet në të gjithë Evropën po marrin masa paraprake, të tilla si instalimi i burimeve të reja dhe pishinave, anulimi i shkollës dhe kufizimi i përdorimit të makinës për të ndihmuar qytetarët të përballen me temperatura më të larta se 40 gradë Celsius.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.