Hartimi i masterplanit për detin, Klosi: Ndryshime ligjore për oferta turistike, konkurrencë me rajonin
Hartimi i masterplanit për detin është prioritet i radhës për ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit . Ministri Blendi Klosi gjatë një inspektimi në portin e ri të peshkimit në Durrës, tha se po ndërmerren ndryshime në paketën ligjore për të hapur ekonominë e detit përmes ofertave të plota turistike.
“Do të doja të thoja se tashmë ne kemi miratuar 4 ligje të reja që kanë të bëjnë me turizmin detar me heqjen e TVSH-së për jahtet e marinat e regjistruara dhe pastaj me ligjin e ri që do të hartojmë dhe miratojmë se shpejti në Parlament për të rritur aktivitetet turistike potenciale në vendin tonë. Për të patur mundësinë e ndryshimit të gjithë legjislacionit në përputhje me konventat europiane dhe ndërkombëtare për ta bërë Shqipërinë një vend atraktiv në kuadër të këtij lloji biznesi për të pasur një ofertë të plotë turistike shqiptare të detit dhe tokës. Gjithashtu për të rregulluar ashtu si duhet turizmin detar dhe turizmin që vjen nga deti për të ndërtuar në mënyrë të plotë e të saktë hartat shqiptare ku do të zhvillohen aktivitet e turizmit detar dhe ku do te zhvillohen aktivitetet e funksionimit të jetës së detit.”
Klosi u ndal në nevojën e ndërtimit të një strategjie 5 vjeçare që do të ndihmojë Shqipërinë të konkurrojë me rajonin.
Çfarë do të jenë lehtësirat që na bëjnë një vend atraktiv një vend konkurrues në raport me vendet e tjera të Bashkimit Europian në raport me vendet e tjera të rajonit tonë, që është një rajon shume konkurrent në botën e detit dhe pse Shqipëria është një zgjedhje dhe pse flamuri shqiptar do të jetë një zgjedhje për poseduesit e jahteve dhe marinave në të gjithë vendet e rajonit dhe pse duhet të regjistrohen nën flamurin shqiptar dhe padyshim të përfitojmë dhe të shfrytëzojmë mundësitë e mëdha që kemi nga ky pozicionim strategjik në zonën e Adriatikut jonian dhe më pas me gjithë Mesdheun. Ligjet e reja, paketa e re ligjore që po nderojmë padyshim nuk kërkon të ketë një zgjidhje të menjëhershme nuk ka mundësi të ketë zgjidhje të ditës për situatën në det por është një strategji të paktën 4-5 vjeçare që duhet ta ndjekim me shumë rigorozitet që të futemi në konkurrencën e madhe që ka rajoni”,- tha Klosi.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.