“Hartoni protokolle për protestat” – Shoqëria civile, Komitetit të Ekspertëve: Ndalimi po cënon demokracinë
Përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkojnë hartimin e protokolleve të sigurisë nga ana e institucioneve shëndetësore, me qëllim lejimin e organizimit të protestave, por duke mbrojtur shëndetin. Ata e konsideruan të padrejtë kufizimin e të drejtës për të protestuar, që prek drejtpërdrejt demokracinë teksa paralelisht organizohen aktivitete politike, që grumbullojnë qytetarët.
Edhe ambasadorja e Suedisë të vendin tonë Elsa Hastad, tha se mungesa për t’u mbledhur lirisht kërcënon demokracinë. Ndërkohë që, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se qëllimi i ndalimit të protesatve në kohë pandemie nuk është kufizimi i kësaj të drejte dhe cenimi i demokracisë, por respektimi i një tjetër të drejte që është e drejta e shëndetit.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.