Heiko Maas: Gjermania pret zgjidhje në debatin e buxhetit të BE brenda pak ditësh
Presidenca gjermane e BE është optimiste për gjetjen e një zgjidhjeje për debatin e buxhetit të Bashkimit Europian brenda pak ditësh, duke lëshuar miliarda euro për të ndihmuar ekonomitë e goditura nga pandemia, tha të martën ministri i jashtëm gjerman.
“Ne jemi në fazën e fundit të negociatave, nuk është e lehtë siç e dimë të gjithë,” tha Heiko Maas.
“Por unë jam absolutisht i sigurt se ne do të jemi në gjendje të marrim vendime në dy ditët e ardhshme për buxhetin e BE si dhe për fondin e rimëkëmbjes, kështu që ne jemi në gjendje të lëshojmë paratë.” (Reuters)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.