Heineken do të krijojë 1.000 vende pune – Investon 44 milionë paund në lokalet e natës
Kompania e birrës, Heineken do të investojë 44 milionë paund këtë vit në lokalet e natës në Mbretërinë e Bashkuar, duke krijuar kështu 1.000 vende pune, tha gjigandi i birrës, ditën e hënë.
Paratë e investuara do të shpenzohen për një ushqim më të mirë, shërbim më cilësor dhe një mjedis më të kënaqshëm. Kjo vjen për shkak se tregtia e pijeve ndeshet me një mjedis të ashpër, ku konsumatorët shpenzojnë gjithnjë e më pak ndërkohë që taksat e biznesit dhe pagat janë duke u rritur.
Shumë lokale nate janë mbyllur gjatë vitit 2017, por pas një investimi siç ishte dhe rasti i dy vëllezërve O’Rourke të cilët ishin dy nga përfituesit më të mëdhenj të investimit të Heineken, ata kanë rihapur lokalin e janë mjaft të kënaqur me rezultatet.
“Cilësia e rinovimit është e mahnitshme. Ne ishim pak të shqetësuar se kjo mund të ishte më moderne seç duhej, por njerëzit e duan atë duke thënë se është pikërisht ajo që komuniteti dëshiron.
Ne kemi pasur njerëz që hyjnë dhe shoqërohen, të cilët nuk kanë hyrë në pijetore ose kanë biseduar me njëri-tjetrin për 20 vjet.
Burra të moshuar ende hyjnë për të pirë dhe për të luajtur një lojë domino, por tani pijetoret gjithashtu tërheqin të rinjtë në një natë të së premtes dhe të shtunës, dhe familjarët për një çaj në mbrëmje”, shprehen ata.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.