Hekurudha Vorë-Shkodër – Zv.ministri Shkreli: Fillon projekti për rehabilitimin e saj
Pas përfundimit të fizibilitetit, ka nisur edhe projekti ekzekutiv për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Shkodër, e cila do të lidhet me rrjetin europian hekurudhor.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin Social ‘Facebook.’ Sipas Shkrelit, trenat do të mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 km/orë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.