Helmimi bebeve në Berat/ AKU: Kontroll qumështit pluhur dhe ujit të përdorur!
Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ka njoftuar se në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe shëndetësisë, ka marrë masa të menjëhershme për verifikimin e dyshimit mbi helmimin e foshnjave në Qarkun e Beratit, të dyshuar nga qumështi pluhur i përdorur.
AKU informoi se në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe institucionet e shëndetësisë, ka kryer verifikimet e nevojshme megjithatë ende nuk ka dalë ekspertiza mjeko- ligjore.
Sipas njoftimit AKU shpjegon se janë marrë mostra për analizim të produktit “qumësht pluhur për bebe”, duke përfshirë edhe analizimin e ujit që është përdorur për tretje e produktit, apo edhe rrethana të tjera që organet kompetente po hetojnë.
AKU shkruan gjithashtu se në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore për konsumatorin, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për verifikim dhe gjurmimin e rastit, edhe pse ende nuk është shprehur Mjekësia Ligjore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.