“Hemodializa në Elbasan”, Rama: Shërbimi u mundësua nga PPP, shteti paguan 80 euro, qytetari përfiton falas
Është çelur së fundmi në Elbasan qendra e katërt e Shërbimit të ri të Hemodializës. Kryeministri Rama zhvilloi dje një vizitë në këtë shërbim të hapur së fundmi në këtë qytet.
Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se tashmë i jepet fund torturës shumëvjeçare të qytetarëve në nevojë për këtë shërbim në të gjithë qarkun dhe zonat pranë, të cilët tanimë e marrin atë në kushte optimale pranë vendbanimit të tyre.
“Ky rezultat i prekshëm në rrugën e vështirë të rilindjes së shëndetësisë vjen falë modelit tonë të ri të partneritetit publik-privat. Me avazin e vjetër paguheshin nga shteti 90 euro dhe merrej një shërbim mizerabël. Me modelin e ri, shteti paguan vetëm 80 euro dhe qytetari merr FALAS shërbimin, identik si në vendet e BE-së. Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot.”, shkruan kryeministri Rama
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.