Heqja e karburanteve fosile / Sekretari i Thesarit amerikan kundër Greta Thunberg: “Studio ekonomi”
Greta Thunberg duhet të largohet dhe të studiojë ekonominë para se të ligjërojë investitorët, ka thënë sekretari i thesarit amerikan.
Steven Mnuchin tha se thirrja e aktivistes për investitorët për të larguar karburantet fosile treguan një mungesë të mirëkuptimit për ekonominë dhe vendet e punës.
“Pasi ajo shkon dhe studion ekonominë në kolegj, ajo mund të kthehet dhe të na e shpjegojë”, tha ai në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Të martën, Presidenti Donald Trump bëri thirrje për të hedhur poshtë “profetët e apokalipsit”.
Trump tha se fushatat ishin shumë pesimiste dhe se bota duhet ta përqendrojë zjarrin e tyre në vendet ku emisionet po rriten. Ai nuk tha se në cilat shtete.
Mnuchin vazhdoi kritikat të enjten. Në përgjigje të një pyetje në lidhje me thirrjen e zonjës Thunberg për të hequr lëndët djegëse fosile, Z. Mnuchin tha: “A është ajo ekonomisti kryesor?”
Ai shtoi: “Për njerëzit që bëjnë thirrje për largim, ka çështje të rëndësishme ekonomike – çështje me vendet e punës”.
Sekretari i thesarit gjithashtu ngriti shpresat për nënshkrimin e një marrëveshje tregtare midis SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.