Hetimet e Iranit për avionin e rrëzuar, Rouhani: Mirëpresin bashkëpunimin ndërkombëtar!
Irani ka mirëpritur bashkëpunimin ndërkombëtar në lidhje me rrëzimin e avionit, sipas presidentit Hassan Rouhani, që ka zhvilluar televonata me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
Gjatë telefonatës me Trudeau, Rouhani tha se vendi ka zhvilluar hetime në shkakun e aksidentit dhe do të vazhdojë deri sa të arrijë një zbardhje përfundimtare. Irani do të bëjë gjithashtu publike hap pas hapi të gjitha zbulimet e hetimit.
Rouhani tha se Irani e mirëpret bashkëpunimin ndërkombëtar brenda kuadrit të rregulloreve ndërkombëtare, që synon të qartësojë të gjitha detajet e aksidentit.
Gjatë një telefonate tjetër me presidentin ukrainas, Vololdymyr Zelensky, Rouhani tha se aksidenti është shkak i një “gabimi njerëzor” dhe të gjithë personat e përfshirë do të përballen me drejtësinë.
Një avion pasagjerësh i linjës ajrore ukrainase me 176 persona në bord, u rrëzua ditën e Mërkurë pranë aerportit ndërkombëtar të Iranit.
Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi mbetën të vdekur. Në një deklaratë ditën e Shtunë, forcat e armatosura të Iranit pranuan se avioni ukrainas është qëlluar në mënyrë të paqëllimshme dhe se faji i takon “gabimit njerëzor”.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.