Hetimi Tatimor në gjithë vendin – Nga borxhi deri tek kasat fiskale
Drejtoria e Hetimit Tatimor ka nisur zbatimin e Planit Operacional përmes strukturave të saj për muajin tetor. Parandalimi, ndërgjegjësimi, evidentimi dhe goditja e paligjshmërisë në sektorin e tatim-taksave janë edhe qëllimi i zbatimit të këtij plani.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, përmes këtij pani synohet garantimi i përmbushjes vullnetare dhe zbatimi i legjislacionit tatimor, identifikimi i tatimpaguesve që nuk përdorin kasë fiskale si dhe arkëtimi i borxhit për debitorët.
Ndërkohë, në zbatim të tij do të ushtrohen kontrolle në subjektet që ushtrojnë aktivitet si pika shitje karburanti.
Plani është parashikuar të zbatohet konkretisht në : Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.