Hidrokarburet dhe energjia, AKBN bën bilancin: Ja situata dhe problemet
Hidrokarburet, energjetika dhe minierat ishin tre nga sektorët ku Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës u ndal në bilancin e saj vjetor të vitit 2016.
Kreu i këtij institucioni Viktor Tushaj u shpreh se të paktën tek hidrokarburet duhet të ketë më shumë përgjegjshmëri nga ana e operatorëve të tregut për të plotësuar detyrimet.
AKBN ka dhënë edhe një panoramë të zhvillimeve tek koncensionet e energjetikës ku herë pas here ka pasur edhe konfuzion shifrash për totalin, ata të përfunduar apo ata në gjendje pune.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.