Holanda, jo garanci për negociatat/Anëtarësimi, Blok: Do shikojmë raportin e KE, duam progres konkret
Ndërsa vitin që kaloi Holanda vendosi veton kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në BE, edhe për këtë vit nuk jep asnjë garanci për të hapur dritën jeshile, pa parë raportin e Komisionit Europian për progresin që ka bërë Shqipëria, ku thelbësor është shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit.
Ndërsa Shqipëria është optimiste për marrjen e votës pro nga ana e qeverisë holandeze.
Dy ministrat zhvilluan një takim ku i është kushtuar vëmendje edhe çështjes së azilantëve, për të cilët Holanda kërkon politika dekurajuese.
Ndërkaq, qeveria holandeze ofron mbështetje për të ndihmuar vendin tonë në procesin e realizmit të reformave në mënyrë që ti hapet rruga anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.