Hong Kong kundërshtohet ligji i sigurisë nga Kina/ Policia përdor gaz lotsjellës mbi protestuesit
Policia e Hong Kongut ka arrestuar të paktën 150 protestues, duke lëshuar gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat që kundërshtojnë ligjin e ri të sigurisë i vendosur nga Pekini.
Bëhet fjalë për protestën e parë të madhe organizuar pas pandemisë kundër qeverisë kineze. Ligji mbi Sigurinë po diskutohet në Kongresin Popullor të Kinës dhe akuzohet se përfshihen në të goditje fatale mbi autonominë dhe pavarësinë e ish-kolonisë.
Protestuesit kërkojnë që ligji të tërhiqet, por në ditën e sotme Ministri i Punëve të Jashtme kineze Wang Yi, në një konferencë për shtyp, është shprehur se ligji “do të miratohet pa vonesa”.
Wang kujtoi hendekun e sigurisë kombëtare që “i bie qeverisë qendrore” për të mbushur përballë mungesës së veprimit nga pushteti vendor në zbatim të nenit 23 të ligjit themelor, me bindje se rregulli nuk do të ndryshojë apelin e qendrës financiare të Hong Kong-ut.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.