Hong Kongu, mundësi investimi- Ekspertët thonë se është koha të blesh aksione
Bursa e Hong Kongut, pas 11 ditësh radhazi protesta ka prekur nivele të ulta historike. Por, për ekspertët dhe analistët e tregjeve, kjo situatë mund të jetë një mundësi mjaft e mirë për shumëkënd, që të blejë.
Indeksi kryesor në vend, Hang Seng po regjistron tremujorin më të keq që prej vitit 2015, ndërkohë që javën e kaluar preku nivelin më të ulët në 7 muaj, duke fshirë tërësisht fitimet e vitit.
Kjo performancë pason atë të Korrikut, ku një tjetër rënie u regjistrua si pasojë e shqetësimeve në lidhje me ecurinë e ekonomisë globale. Rënia më e dukshme në tregjet e aksioneve të Hong Kongut është vënë re në sektorin imobiliar, ku kompanitë e këtij sektori ranë me 5.2% muajin e fundit.
Edhe në sektorin financiar rënia është e dukshme, me rreth 4% në muajin Korrik. Hong Kongu është një ekonomi mjaft e ndjeshme ndaj Kinës, dhe çdo ngadalësim në Kinë përkthehet në turbullira në ekonominë e Hong Kongut.
Për këtë gjë paralajmëroi edhe Fitch vitin e kaluar, madje duke zhvlerësuar edhe notën e sektorit bankar në vend. Ekspertët ndërkohë shprehen se historia tregon se, në kohë të tilla, me aksionet kaq të lira, koha është për të blerë.
Roel Korkuti/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.