Hong Kongu renditet qyteti më i shtrenjtë për emigrantët
Hong Kongu është renditur si një nga qytetet më të shtrenjta për emigrantët. Anketa vjetore e Mercerit për koston e jetesës përfshin 209 qytete nga pesë kontinente duke matur koston krahasuese të më shumë se 200 artikujve në çdo vend, përfshirë këtu strehimin, transportin, ushqimin, veshmbathjen, mallrat shtëpiake dhe argëtimin.
Tokio dhe Zyrihu renditen në vendin e dytë dhe të tretë, ndërkohë që Londra është rritur me 10 vende në vitin e fundit, nga 29 deri më 19, duke e bërë atë një nga 20 qytetet më të shtrenjta në botë për emigrantët. Singapori dhe Seuli renditen nga pesë vendet e para, e cila do të thotë se katër nga pesë qytetet më të shtrenjta në botë për emigrantët ndodhen në Azi. Ndërkohë, Birmingham është rritur 19 vende, ndërsa Aberdeen është ngjitur në 12 vende.
“Kryesisht rritja e qyteteve të Mbretërisë së Bashkuar në renditjen e këtij viti është për shkak të forcimit të paundit kundrejt dollarit amerikan”, tha Kate Fitzpatrick, e cila është udhëheqësja e praktikës së Lëvizjes globale të Mercer për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën. “Një rënie në çmimet e akomodimit të qirasë në Londër duke mbajtur në nivel më poshtë rritjen e Londrës, ndërsa rritjet e qirave në Birmigham dhe Belfast kontribuuan në rritjen e rangimit të këtyre qyteteve”.
Në përgjithësi, qytetet e Evropës Perëndimore janë bërë gjithnjë e më të shtrenjta, si rezultat i monedhave të forta vendase kundrejt dollarit amerikan, kostos së mallrave dhe shërbimeve, ndërkohë që qytetet amerikane kanë rënë për shkak të rënies së dollarit amerikan. Me gjithë rënien nga vendi më i lartë në listën globale, Luanda në Angola mbetet qyteti më i shtrenjtë në Afrikë.
Tel Aviv vazhdon të jetë qyteti më i shtrenjtë në Lindjen e Mesme për emigrantët, pasuar nga Dubai, Abu Dhabi dhe Riad. Kajro mbetet qyteti më pak i shtrenjtë në rajon, për sa i përket anketimit. Në Amerikën e Jugut, Sao Paolo renditet si qyteti më i kushtueshëm pavarësisht rënies së 32 vendeve nga viti 2017.
Santiago u rendit në vendin e dytë, si qyteti më i shtrenjtë. Shumica e qyteteve të tjera në Amerikën e Jugut zbritën disa vende më poshtë, pavarësisht rritjes së çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në vendet si Brazili, Argjentina dhe Uruguai. Mumbai është qyteti më i shtrenjtë i Indisë, i ndjekur nga Nju Delhi dhe Chennai. Kolkata dhe Bengaluru janë qytetet më pak të shtrenjta indiane.
Ja cilët janë 10 vendet më të shtrenjta për emigrantët:
- Hong Kong
- Tokyo
- Zurich
- Singapore
- Seoul
- Luanda
- Shanghai
- Ndjamena
- Beijing
- Bern
Ja cilët janë 10 vendet më të lira për emigrantët:
- Tashkent
- Tunizia
- Bishkek
- Banjul
- Karachi
- Blantyre
- Tbilisi
- Minsk
- Tegucigalpa
- 10.Managua
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.