Huawei i shpall “luftë” qeverisë amerikane, padi për ndalimin e produkteve
Kompania Huawei ka ngritur një padi kundër qeverisë amerikane mbi një ndalim që kufizon agjencitë federale nga përdorimi i produkteve të saj. Gjiganti kinez i pajisjeve të telekomunikacionit Huawei – së bashku me mediat shtetërore të Kinës – kanë argumentuar se ndalimi i Huawei do të reduktojë konkurrencën, do të rrisë koston e pajisjeve të rrjetëzimit 5G si dhe do të ngadalësojë futjen e teknologjisë të një shpejtësie më të lartë. BBC shkruan se në padi, thuhet se qeveria dështoi të sillte dëshmi për këtë ndalim, ndërsa kompania ka refuzuar se kjo mund të ketë ndonjë lidhje me qeverinë kineze.
Ndërkohë, publikimi kinez i mbështetur nga shteti, Global Times, tha një muaj më parë se Europa do të mbetet ende në rrjetin 5G nëse Huawei mund të mbetet i bllokuar atje. SHBA-ja ka kufizuar përdorimin e produkteve Huawei si pasojë e shqetësimeve për sigurinë kombëtare.
Ajo gjithashtu ka qenë duke lobuar tek aleatët për të shmangur firmën kineze të telekomunikacioneve. Huawei është një nga furnizuesit më të mëdhenj të pajisjeve dhe shërbimeve të telekomunikacionit në botë.
“Kongresi amerikan ka dështuar në mënyrë të përsëritur të prodhojë prova për të mbështetur kufizimet e saj ndaj produkteve Huawei. Ne jemi të detyruar të ndërmarrim këtë veprim ligjor si një mjet i duhur dhe i fundit,” tha guvernatori Huawei Guing Ping. “Ky ndalim jo vetëm që është i paligjshëm, por gjithashtu kufizon Huawein nga angazhimi në konkurrencë të ndershme, duke dëmtuar në fund konsumatorët amerikanë”, shtoi ai.
Burimi: BBC
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.