Huawei P10 “zbulohet” para publikimit zyrtar
Huawei shfaqi P10 dhe P10 Plus gjatë ditës së djeshme, ndërkohë nuk dha ndonjë informacion për modelin P10 Lite. Megjithatë, pajisja nuk qëndroi larg lajmeve. Disa shitës kanë publikuar “Huawei P10 Lite” me fotot zyrtare, specifikat dhe çmimin. Këto informacione mund të kenë dalë pa qëllim, por tashmë janë publike.
Telefoni nuk do të ketë dizajnin e njejtë me dyshen P10, por ka dizajn mjaft të bukur. Korniza është metalike, ndërsa sensori i gjurmëve të gishtërinjve është i instaluar në anën e pasme të pajisjes. P10 Lite ka shumë ngjashmëri me P8 Lite, që është lançuar disa javë më parë.
Pajisja zotëron ekran të madhësisë 5.2 inç, punon me procesorin Kirin 655 dhe ka RAM memorie prej 4GB.
Kamera kryesore vjen me 12MP ndërsa dytësorja me 8MP. Hapësira ruajtëse ka kapacitet prej 32GB dhe mund të zgjerohet, ndërsa bateri punon me 3,000 mAh.
Marrë nga: Telegrafi
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.