Humb jetën 63-vjeçari gjatë kohës që po punonte – Policia vë në pranga inxhinierët e firmës në Tiranë
Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë vënë në pranga për shkelje të rregullave në punë, inxhinieri i firmës ndërtuese dhe inxhinieri për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik të një pallati në ndërtim, ku ditën e djeshme humbi jetën një 63-vjeçar, gjatë kohës që po punonte në këtë objekt.
Sipas njoftimit shërbimet e Komisariatit Nr. 2 dhe grupi hetimor, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë kanë kryer gjithë veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasit:
B.Ç., 42 vjeç, banues në Tiranë, inxhinieri i firmës dhe K. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, ndihmës-inxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik.
Policia ka njoftuar se arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, ka rënë nga lartësia e pallatit në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën punëtori i këtij objekti, shtetasi M. P., 63 vjeç.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.