Hyundai, nënshkruan një bashkëpunim, 4 miliardë dollarë- Synon të sjellë në treg makina pa shofer në 2020
Hyundai Motor Group dhe firma e teknologjisë së automjeteve me seli në Dublin, Aptiv, kanë deklaruar se po krijojnë një ndërmarrje autonome drejtimi të përbashkët, me të drejta të barabarta, 50 me 50, dhe me një vlerë 4 miliardë dollarë. Ky bashkëpunim, shënon marrëveshjen më të madhe të bërë nga Hyundai Motor Group.
Kompanitë e Hyundai Motor Group Hyundai Motor, Kia Motors dhe Hyundai Mobis do të kontribuojnë kolektivisht 1.6 miliardë dollarë në para dhe 0.4 miliardë dollarë në shërbime të inxhinierisë së automjeteve, sipas një deklaratë të përbashkët, të dy partnerëve. .
Sipërmarrja e përbashkët do të fillojë të testojë sisteme plotësisht pa shofer në vitin 2020 dhe të ketë një platformë autonome të gatshme për prodhim. Transaksioni i nënshtrohet aprovimit rregullator dhe pritet të mbyllet në fillim të tremujorit të dytë të vitit 2020.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.