IEA paralajmëron për emetimet e CO2. Pritet një rritje me 5%, prej rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia
Emetimet botërore të dioksidit të karbonit nga energjia pritet të rriten me 5% këtë vit, ç’ka tregon se rimëkëmbja ekonomike nga Covid-19 nuk do jetë e qëndrueshme nga ana klimatike, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Raporti i Energjisë Botërore 2021 i Agjencisë, parashikon emetime të dioksidit të karbonit në një total prej 33 miliardë ton këtë vit, në rritje me 1.5 mld ton nga niveli i 2020-s, që është rritja më e madhe në një dekadë.
“Kjo përbën një paralajmërim të ashpër se rimëkëmbja ekonomike nga kriza e Covid nuk është e qëndrueshme me objektivat e klimës”- tha drejtori i agjencisë ,Fatih Birol. Rritja e këtij viti pritettë marrë vrull nga përdorimi i qymyrit në sektorin e energjisë, sipas agjencisë. Kjo duhet të shtojë presionet tek qeveritë që të veprojnë mbi ndryshimin klimatik. Presidenti i SHBA, Joe Biden, do të mbajë një samit me dhjetëra liderë botërorë këtë javë, për të diskutuar çështjen e klimës.
Vitin e kaluar, kur përdorimi i energjisë ra për shkak të masave të karantinës, emetimet e dioksidit të lidhura me energjinë ranë me 5.8% në 31.5 mld ton, pasi prekën kulmin në 2019-n në 33.4 mld.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.