IKEA ‘shkurton’ 7.500 vende pune administrative
IKEA Group, pronari i shumicës së dyqaneve të mobilierisë IKEA në mbarë botën, ka në plan të shkurtojë 7,500 vende pune gjatë disa viteve të ardhshme, kryesisht staf administrativ në funksionet mbështetëse qendrore.
Në të njëjtën kohë, grupi, i cili zotëron 367 dyqane IKEA , tha se do të krijojë 11,500 vende të reja pune në periudhën e zgjerimit të dyqaneve me formatet e reja dhe online, të rrisë ofertën e saj të shërbimit si dhe të investojë në aftësitë digjitale, tha grupi në një deklaratë.
IKEA është në një periudhë transformimi ku po rrit shërbimet e saj digjitale, shpërndarjen dhe shërbimet e tjera.
“Ne kemi nevojë të lehtësojmë mënyrën se si jemi të organizuar. Gjatë viteve të fundit, ne kemi investuar në burime në shumë mënyra të ndryshme. Dhe, të jem i sinqertë, tani po shohim se në disa pjesë të organizimit tonë kemi grimca të punës së kopjuar “ – tha për Reuters, Shefi Ekzekutiv Jesper Brodin. Brodin gjithashtu tha se tepricat e pritshme ishin të lidhura me funksionet qendrore dhe zyrat e shërbimeve globale në veçanti, por edhe zyrat e shërbimit lokal nëpër tregje.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.