IKMT aksion në aksin Milot-Rrëshen – Planifikohet të prishen 35 objekte
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar nisjen e një aksioni në aksin kombëtar rrugor Milot-Rrëshen.
Sipas njoftimit, janë planifikuar të prishen rreth 35 objekte përgjatë këtij segmenti, me funksion shërbimi-tregtimi, kryesisht me konstruksione metalike.
IKMT tha se këto objekte janë pa leje dhe gjithashtu janë edhe burime të rrezikshme për aksidente rrugore. Për fat të mirë sipas njoftimit, IKMT ka gjetur mirëkuptim edhe nga shumica e poseduesve të këtyre objekteve, të cilët kanë nisur t’i çmontojnë vetë elementët.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.