IKMT: Një tjetër objekt në Fier pritet të shembet sot me shpërthim të kontrolluar
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë një tjetër objekt sot në qytetin e Fierit.
Për shembjen e këtij objekti janë hapur 400 vrima në trupin e objektit dhe do të përdoren 6 kg lëndë eksplozive
Shpërthimi pritet të kryhet në orën 12.00, dhe ndërkohë janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e objekteve aty pranë.
Aksioni i IKMT për shembjen e objekteve vjen në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanica si dhe rikonceptimit t qendrës së qytetit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.