IKMT shkarkon katër inspektorët në Vlorë pas videopërgjimit të Jalës
Pas skandalit të videopërgjimit ku disa inspektorë i kërkonin pronarëve në Jalë ryshfete për të shpëtuar pronën nga prishja, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit
Kreu i IKMT, Dallëndyshe Bici, ka urdhëruar shkarkimin nga detyra të katër inspektorëve të degës Vlorë: J.M., A.H., O.SH dhe V.L.
“Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot sakrifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit”, ka thënë Bici, gjatë një mbledhjeje urgjente në inspektorat.
Bici gjithashtu shtoi për këdo që tejkalon kompentencat e tij, shkel ligjet apo kërkon të shfrytëzojë punën e shtetit, do të përballet me drejtësinë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.