Ilaçet e falsifikuara, problem global – Shqipëria një ndër portat kryesore
Një studimi i fundit i Zyrës Së Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian, OECD dhe EUROPOL e kanë cilësuar Shqipërinë si një ndër portat kryesore hyrëse të ilaçeve dhe pajisjeve të tjera mjekësore.
Egjipti, Maroku dhe Ukraina janë 3 vendet e tjera që njëlloj si Shqipëria, shërbejnë si porta kyçe për produktet farmaceutike të BE –së që prodhohen kryesisht në Azi.
Po ky raport, e vendosi Shqipërinë në vendin e shtatë në listën me 10 vendet kryesore që shërbejnë si burim i ilaçeve farmaceutike të falsifikuara.
Por, ilaçet e falsifikuara dhe ilegale vazhdojnë të mbeten një problem global. Kështu, në vitin 2008, tetë vende kanë nënshkruar një marrëveshje për një propozim të udhëhequr nga Interpoli Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky propozim kishte qëllim të frenonte tregun e paligjshëm të ilaçeve dhe mjeteve të tjera mjekësore.
Kjo iniciativë u quajt ‘Operacioni Pangea.” Në bastisjen e fundit që u bë , morën pjesë 197 policë, shërbime doganore dhe agjenci shëndetësore nga 123 shtete. U arrit një rekord me shifra të habitshme: më shumë se 400 të burgosur, 3 584 faqe interneti të mbyllura dhe më shumë se 3000 reklama ilaçesh ilegale të hequra. Përveç kësaj, ilaçet u konfiskuan për 43 milionë euro.
Një fitore e vogël mbi një biznes që qarkullon miliarda euro çdo vit. Një raport i Pfizer në vitin 2014 pohoi se qytetarët në 14 vende evropiane kishin shpenzuar rreth 11.8 miliard dollarë për blerjen e ilaçeve në burime të paligjshme.
Përveç kërcënimit të shëndetit publik, sepse ato mund të përmbajnë përbërës të rremë, ndikimi i tyre ekonomik është shumë i madh. Zyra e Pronësisë Intelektuale e Bashkimit Evropian vlerësoi në raportin e saj të fundit se shitjet e paligjshme dhe falsifikimet nënkuptojnë humbje vjetore prej 1.170 milionë euro vetëm në Spanjë.
Luis González Diez, president i Kolegjit të Farmacistëve të Madridit thekson kontrollin që ekziston në Spanjë në këtë treg, se në zona të tjera si Azi apo Afrikë, ky fenomen arrin dimensione të habitshme.
“Operaconi Pangea” zbuloi se nga lentet e kontaktit të rreme që gjendeshin në Jordani, shkaktoheshin sëmundje serioze të syrit. Këto janë vetëm një ‘monstër’ e gjithë asaj që lëvizin këto rrjete. Disa biznese sipas raportit të fundit nga Zyra e Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, disa biznese kanë qendrat e tyre të shpërndarjes që përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Singaporin.
Genta Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.