Ilaçi me antitrupa i AstraZeneca – Ofron 83% mbrojtjte deri në 6 muaj. Funksionon edhe si parandalues
AstraZeneca ka vulosur avantazhin në prezantimin e një injeksioni parandalues të Covid-19 tek të pa-infektuarit në treg, për njerëzit që nuk reagojnë mirë ndaj vaksinave, duke deklaruar se trajtimi me antitrupa ofron 83% mbrojtjte nga sëmundja në mbi 6 muaj.
Terapia që merret me injeksion, e quajtur AZD7442, apo Evusheld, raportohej më parë se ofronte 77% mbrojtjte kundër sëmundjes simptomatike pas 3 muajve, në një provë më të hershme në muajin Gusht. Kompania Anglo-Suedeze theksoi gjithashtu se një studim paralel tek pacientët me sëmundje të lehtë e të moderuar, tregoi se një dozë më e lartë e AZD7442, shkurton rrezikun e përkeqësimit të simptomave me 88%, nëse jepet brenda 3 ditëve të simptomave të para.
Rezultati i fundit e pozicionon AstraZenca, si rivalin Pfizer, si një furnitor të ardhshëm të vaksinave dhe trajtimeve të Covid-19, ndërkohë që kompania thotë se avantazhi më i mirë i terapisë është se përdoret edhe për parandalim. “Këto të dhëna të reja i shtohen provave që mbështesin porencialin e ilaçit për të bërë diferencën në parandalimin dhe trajtimin e Covid-19”- tha Zv/presidenti Mene Pangalos.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.