Ilir Meta njofton datën e re të zgjedhjeve vendore- 13 Tetor 2019
Pas takimeve të zhvilluara sot me përfaqësuesit politikë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar në një konferencë për mediat, në orën 14:30 minuta, datën e re të zgjedhjeve. Presidenti ka vendosur datën 13 tetor, si datë të re për zgjedhjet vendore.
Gjatë konferencës për shtyp, presidenti Meta, ka deklaruar se ka hezituar të shpallte dekretin e ri për datën e zgjedhjeve, pasi nuk ka pasur një përgjigje nga kryeministri Rama, dhe qëllimi i tij i vetëm ka qenë të vendosë stabilitetin politik në vend dhe paqen mes palëve.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.