“Illyrian Guard” blen uniformat-Hapet tenderi për shoqërinë shtetërore që ofron shërbime sigurie
Në muajin prill të këtij viti, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për krijimin e një shoqërie tregtare të emërtuar “Illyrian Guard” sh.a me kapital 100 (njëqind) % shtetëror, për ofrimin e shërbimeve të sigurisë ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë.
Procesi i krijimit të trupës së sigurisë tashmë ka avancuar edhe më tej. Shoqëria ka hapur një tender në Agjencinë e Prokurimeve Publike për blerjen e uniformave. Referuar thirrjes së shpallur, fondi limit është 3.5 milion lekë. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 30 ditë nga lidhja e kontratës
Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje:16 korrik 2019,ora 12 :00
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.