“Ilsole24ore”/ Skenar furtune për Turqinë: Ulet vlerësimi në BB-, barazohet me Greqinë! Parashikohen sanksione
Ndikim në këtë rënie të vlerësimit duket se ka pasur edhe fakti se guvernatori i Bankës Qendrore Turke Murat Cetnikaya u shkarkua javën e kaluar dhe mbërritja e komponentëve të parë të sistemit mbrojtës rus S-400, lëvizje që kanë sjellë presion të madh dhe ndikim direkt në dobësimin e lirës turke.
Në këtë mënyrë, Turqia ka shumë mundësi që të përballet me sanksione amerikane dhe europiane. Sanksionet amerikane lidhen me sistemin mbrojtës, ndërsa ato europiane me faktin se Ankaraja po kryen aktivitete kërkimore nafte në ujërat e Qipros, që për BE-në janë ilegale.
Po ashtu, të hënen parashikohet që ministrat e jashtëm të Bashkmit Europian t’i rekomandojnë Bankës Europiane për Investime që të rishikojë disa financime që janë dhënë në favor të Turqisë.
Ndërkohë, zgjedhjet për Erdoganin bëhen gjithnjë e më të komplikuara.
Artikulli origjinal: https://www.ilsole24ore.com/art/turchia-rating-sempre-piu-giu-ACXcRfY
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.