Impakti social dhe ekonomik i tarifës për Durrës-Kukës-Komisioni i Ekonomisë, seancë dëgjimore me ministrin e Financave
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj pritet të jetë paraditen e mërkures para deputetëve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë për një seancë dëgjimore lidhur me koncesionin e rrugës Milot- Morinë, tarifat që do të aplikohen në të dhe impaktin social e ekonomik.
Mbledhja është parashikuar të zhvillohet në orën 10:00. Gjatë ditës së sotme, edhe ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri doli para mediave për të shpjeguar detajet e kontratës. Vendosja e tarifës për rrugën Durrës-Kukës ka shkaktuar polemika të shumta ndërsa nuk kanë munguar protestat që përshkallëzuan në përplasje mes protestuesve e forcave të rendit pak ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.