Importet kineze, në nivel rekord – Rritja më e madhe në 1 dekadë prej çmimeve të larta të lëndëve të para
Importet e kinës janë rritur me normën më të shpejtë në 10 vite në Maj, nxitur nga rritja e kërkesës për lëndë të para, pavarësisht se rritja e eksporteve u ngadalësua prej ndërprerjeve të Covid-19, në portet kryesor në jug të vendit. Ndërkohë që rimëkëmbja në tregjet e zhvilluara ka nxitur kërkesën për produkte kineze, mungesa botërore e gjysmëpërçuesve, rritja e kostos së lëndëve të para dhe transportit, problemeve në logjistikë dhe fuqizimi i juanit, kanë zbehur perspektivën për vendin më të madh në botë eksportues.
Eksportet kineze në dollar u rritën me 27.9% gjatë Majit me bazë vjetore, në rënie nga 32.3% rritje që u raportua në Prill dhe poshtë projeksioneve të analistëve. Analistët thonë se eksprotet ishin negativisht surprizuese, mbase prej rasteve me Covid në provincën Guangdong, që ka ngadalësuar qarkullimin në portet e Shenzhenit dhe Gunagzhou. Kompanitë e mëdha të transportit paralajmëruan klientët për përkeqësim të ngërçit në portin e Shenzhenit, pas shfaqjes së disa rasteve me Covid në stafin e portit.
Në Guangdong, fabrikat nuk kanë raportuar ndonjë reduyktim të madh të kapacitetit deri më tani, por kanë pranuar disa probleme për t’i bërë ballë kërkesës nga jashtë. Importet nga ana tjetër u rritën me 51.1% me bazë vjetore, që është rritja më e madhe që prej Janarit 2011.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.