Incidenti në avionin e “Albawings” – Reagon kompania: Anulimi i fluturimit për shkaqe teknike
Pas incidentit të ndodhur sot në avionin e ‘Albawings’, ka ardhur edhe reagimi i kompanisë përmes një deklarate, e cila u kërkon ndjesë udhëtarëve për problemet dhe vonesat. Sipas kompanisë, anulimi i fluturimit drejt Firences ka ardhur si rrjedhojë e një problemi teknik.
“Për arsye të një problemi teknik që nuk varet nga vullneti i operatorit, e pasigurinë e pasagjerëve dhe stafit, ishte i domosdoshëm anulimi i një fluturimi e zëvendësimi i avionit i planifikuar për të operuar fluturimet e tjera. Sipas procedurave standarde të sigurisë në aviacion, 135 pasagjerët e këtij fluturimi duhet të zbarkonin nga avioni në mënyrë që të vijonte kontrolli teknikë. Nga frenimi i menjëhershëm në pistën e ngritjes, për shkak të forcës së fërkimit është krijuar tym, i cili nuk ka ndodhur në kabinë, por jashtë në pistë. Teknika vendosi ndalimin e operimit të avionit për të kryer inspektimet e nevojshme”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, shton se të gjithë pasagjerët e fluturimit Tiranë-Firenze, si dhe ata që janë prekur nga vonesat në fluturime do të mbrohen bazuar në rregulloren europiane EC 261/2004.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.