Fier vetem 10 biznese pajisen me kasa fiskale
Nga 980 biznese të mëdha në qytetin e Fierit, janë pajisur vetëm 10 prej tyre me kasa fiskale.Numri i ulët i regjistruesve elektronik fiskal të vendosur në bizneset me TVSH, pak ditë përpara përfundimit të afatit ligjor, ka krijuar situatë alarmante tek organet tatimore të Fierit. Në funksion të këtij problemi u organizua një takim për marrjen e masave imediate për zbatimin e këtij ligji. Krytari i shoqatës së kontabilistëve fierakë, Alfred Dimo, vuri theksin tek problemi i infrastrukturës teknike të vendosjes së kasave brenda afatit ligjor që është 31 Dhjetori 2009.