| Tirana Bank, fitimet bien me 30% |
|
Tirana Bank raporton aktivitet fitimprurës në tremujorin e tretë të këtij viti, por fitimet janë dukshëm në rënie. Fitimet e bankës shqiptare të Grupit të Pireut arritën vlerën e 584 milion lekëve, me një rënie prej 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Rënia e fitimeve ka ardhur kryesisht si pasojë e shtimit të huave me probleme, problem nga i cili ka vuajtur gjatë këtij viti i gjithë sistemi bankar. Norma e huave me probleme ka arritur në fund të tremujorit të tretë në 5.24%, tregues ky që sidoqoftë është më i ulët se mesatarja e sistemit, që për të njëjtën periudhë ishte 9.7%. Kapitalizimi i bankës ngelet në nivele të mira dhe raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit ishte në nivelin 16.5%, nga 12% që është kufiri minimal i përcaktuar nga Banka e Shqipërisë.
|