|
|
Për romët në 5 vite do të financohen 2.4 miliard lekë |
|
Qeveria Shqiptare ka parashikuar një buxhet për pesë vitet e ardhshme, në mënyrë që edhe komuniteti i romëve të jetojë si gjithë të tjerët. Janë investime me fonde të buxhetit të shtetit dhe donatorëve në punësim, strehim, shëndetësi. Por, që të përfitojë një rom punë, duhet më parë të regjistrohet te zyrat e punës, fiton një kurs profesional dhe më pas punësohet, ndërsa kompania përfiton lehtësi të ndryshme. Duke u regjistruar në zyrat e punës, personi merr dhe librezën shëndetësore, duke përfituar shërbime falas në spitale dhe qendra shëndetësore. Strehimi është një problem tjetër i romëve. Megjthatë, që romët të përfitojnë duhet të regjistrohen në gjendje civile, në të kundërt ata vetpërjashtohen nga çdo përfitim.
|