ZMK: Kontratat e shërbimeve telefonike, të paligjshme
Kontratat e operatorëve të telefonisë me konsumatorët janë të paligjshme. Denoncimi vjen Altin Goxhaj, drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, që thotë se kontratat që operatorët e telefonisë ju japin për të nënshkruar klientëve shkelin barazinë mes palëve dhe si të tilla bien ndesh me Kodin Civil dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Sipas tij, çmimet e telefonisë celulare në Shqipëri mbeten ndër më të shtrenjtat në Europë, ndaj Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare duhet të jetë më aktiv në mbrojtje të të drejtave të konsumatorëve. Prej disa ditësh televizioni Scan ka ngritur problemin e çmimeve të larta të telefonisë celulare dhe të vonesës në nisjen e aktivitetit të operatorit të katërt, temë që do të vazhdojmë ta ndjekim edhe gjatë ditëe në vijim.