5 për qind pagesë shtesë për mjekët e trajnuar

Duke filluar nga viti 2010, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të paguajë një bonus për mjekët të cilet, nëpërmjet trajnimeve arrijnë të realizojnë kreditet e përcaktuara nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim. Bëhet fjalë për një bonus prej 5 % mbi pagën që shpërndahet cdo 3 muaj, ku një nga indikatorët e rëndësishëm është trajnimi i stafit mjekësor. Marrja e bonusit do të bëhet sipas testimit dhe pikëve të fituara që do të kryehet nga qendra Kombëtare e Edukimit të vazhdueshëm. Ky testim dot ë kryehet cdo tre muaj. Numri i krediteve i përcaktuar nga Qendra e Edukimit në Vazhdim për vitin 2010 është 10 dhe ky numër do të rritet cdo vit me nga 10 kredite derisa në vitin 2014 do të bëhet 50 kredite.