Moda e argetimit

 

Kafshët  si argëtim janë një zakon sa i ri, aq edhe i hasur në historinë tonë.

Por tanimë sa vjen dhe shtohet dëshira që kafshët së pari t’i konceptojmë si miq, të cilët madje nuk na tradhëtojnë sikurse njerëzit, apo për të na luftuar vetminë dhe argëtuar. Jo vetëm nëpër shtëpi, por edhe bar-restorantet, rezidencat turistike në të gjithë vendin, ekspozojnë kafshë apo shpendë, të njohur apo të rrallë. Këta të sjellë nga anekënd botës, por edhe nga vendi.

 

Bum prenotimesh në agjencitë e udhëtimeve

Edhe këtë fundvit, festat sjellin bum pronotimesh në agjencitë e udhëtimit. Harta e destinacioneve mbetet po ajo, sa kohë që ka regjim vizash, por duket se edhe me të njëjtën meny, dëshira e shqiptarëve për udhëtim nuk ngopet. Dhe vendet përherë të propozuara janë o vendet fqinje si Mal i Zi, Maqedonia, Kroacia apo më përtej si Praga, Vjena, Parisi, Italia, Spanja, Turqia, e më përtej akoma si Dubai apo Sharm El Sheik e Izraeli.

 

 

Ekspozitë ndërkombëtare për mjedisin

‘Ndryshimet klimaterike, impakti njerëzor, sfida kreative’, një ekspozitë për mjedisin, ngrohjen globale, e cila udhëton në metropolet më të mëdha botërore, duke bujtur edhe në Tiranë, pikërisht në të njëjtën kohë kur në Kopenhagen po mbahej konferenca botërore për klimën.

 

Zbukurimet, propozimet e dyqaneve të luksit

Edhe për zbukurimet festive dyqanet ofrojnë nivele-nivele. Më të pasurit mund të prekin fantazi dizajnesh dhe cilësi materialesh që të lënë me gojë hapur.

Dhe gjithë cfarë shohim reflektohet në ambientet tona publike apo të banimit, të cilat ta ka enda t’i soditësh në çdo fundvit, aq sa përnjimend mund të dëshirosh mos hiqeshin kurrë.

Ekspozitë vetjake e piktorit Jorgaq Gogu

 

‘Refleksione ‘92’ titullohet ekspozita e piktorit Jorgaq Gogu në Muzeun Historik Kombëtar, çelur në një ambient të ngrohtë artistësh, miqsh dhe familjarësh të piktorit. Në këtë ekspozitë, e treta vetjake pas vitit 2004, koha e rikthimit në atdhe e piktorit.

 

Shtohen prurjet e veshjeve

Viti i Ri i pasuron të gjitha dyqanet. Jo vetëm ato me dhurata, sende zbukuruese, apo ushqime, por edhe me veshje. Festat kërkojnë medoemos edhe imazh  elegant, sidomos për kë ka programuar t’i festojë jashtë shtëpisë. Ndaj dhe butikët japin si propozime të tyre  larmi, por ku mbretëreshë për kësi rastesh mbetet e fustani i zi, bardh e zi, por edhe e kuqja e Krishtlindjeve. Dhe përsipër fustanit meqë është dimër, materiale të leshta, kashmir, kaban, në pallto tepër të ngrohta dhe me stilime femërore, me rudha të lehta te beli apo mëngë, jaka të rrumbullakta e voluminoze, elemente këto mjaft femërorë. Më të propozuara për pallto duken ngjyra e bardhë, e zeza dhe ngjyrë hiri.

Lëkurë dhe sidomos lëkurë në gjithcka. Çizme, canta, jaka, pelice. Qoftë njëngjyrëshe, kamosh apo leopard.